E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira në komisionin këshillimor të Presidentit Obama për arsimin e hispanikëve

NJU JORK- Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira ka një detyrë të re: një vend në komisionin këshillimor të Presidentit Obama për arsimin e hispanikëve.

Fituesja e disa çmimeve Grammy mori pjesë në një ceremoni ku bëri betimin si anëtare,  dhe dha një konferencë shtypi dje në Washington ku foli për rëndësinë e arsimit parashkollor.

“Shpresoj, tha ajo, që përmes pjesëmarrjes në këtë komision, të mund të këmbej mendime për atë që kam mësuar vitet e fundit duke punuar me fëmijët në Kolumbi dhe Amerikën Latine”.

Ajo shtoi se investimi më i mirë dhe më i shpejtë është investimi tek fëmijët, sidomos kur janë shumë të vegjël.

Komisioni i ri do ta këshillojë Presidentin për çështjet e lidhura me suksesin akademit të të rinjve hispanikë.

Ky  muaj në SHBA është muaji i Trashëgimisë Hispanike, që shënohet nga 15 shtatori deri më 15 tetor, kremton historinë dhe kulturën e popujve me prejardhje nga Spanja, Meksika dhe vendet e tjera spanjishtfolëse të kontinentit amerikan.
(s.g/voa/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›