Benago fitoi trofeun ‘Adem Jashari’

Ekipi çek i futsallit, Benago e ka fituar trofeun ‘Adem Jashari’, pasi të shtunën në Prishtinë e ka mposhtur përfaqësuesen e Kosovës me rezultat 6:4, në ndeshjen finale të turneut ‘Jetojmë me lavdinë tuaj’. Këtë turne e ka organizuar Federata e Futbollit e Kosovës për nder të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes heroike të tij.
Në këtë mënyrë, kosovarët zunë vendin e dytë të turneut. Lojtari më i mirë i këtij evenimenti është zgjedhur Garse, i ekipit çek Benagko. Kurse epiteti i golashënuesit më të mirë i ka takuar reprezentuesit kosovar, Ramadan Alaj, i cili i shënoi 8 gola në këtë turne. Kurse, kosovari tjetër, Lum Dumoshi është zgjedh portieri më i mirë i turneut.
Ndërsa, vendi i tretë i ka takuar ekipit tetovar, SEEU, pasi të dielën e ka mposhtur Kombëtaren e Shqipërisë.
Ekipi çek kishte kaluar në finale pasi të premten e pati mposhtur reprezentacionin shqiptar me rezultat të thellë, 9:1, sikurse përfaqësuesja e Kosovës që e kishte mundur ekipin nga Maqedonia, me rezultat 14:2.