Bashkia e Tiranës projekt rehabilitimi për Bllokun 79
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar punimet në Bllokun 79, pjesë e njësisë bashkiake numër 5. Ky bllok banimi, i cili do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë që nga infrastruktura rrugore, rrjeti i kanalizimeve , rrjeti i kanalizimeve si dhe krijimi i hapësirave të gjelbërta, sipas kryebashkiakut Rama përfundon vjeshtën e ardhshme.
“Ky transformim rrënjësor i infrastrukturës nëntokësore dhe i gjithë akseve rrugore brenda një hapësire kaq të madhe urbane blloqesh banimi do të kompletohet vjeshtën e ardhshme, kur mbi 500 pemë të reja do të mbillen për të hijezuar të gjitha këto shtigje të kthyera në rrugë, duke garantuar pastërtinë dhe një rritje cilësore të mjedisit, falë kurorave të reja të pemëve që do të shtohen këtu.” theksoi Rama.
Projekti i rehabilitimit të këtij blloku ka trajtuar dhe nevojat në rritje të banorëve të zonës për sheshe parkimi si dhe për qytetarë të ndryshëm të cilët gjatë ditës kryejnë aktivitete biznesi në këtë zonë.
Sipas Bashkisë së Tiranës, rehabilitimi i Bllokut 79 ka përfshirë rikonstruksionin e rreth 5.684 metrave linearë rrugë të brendshme, një rrjet i ri kolektorësh dhe pusetash për ujërat e zeza dhe të bardha dhe ndërhyrje në ndriçimin e rrugëve të brendshme të bllokut. Projekti parashikon edhe ndërtimin e shesheve të parkimit publik shtesë.
(e.n/news24/BalkanWeb)