E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka Kombëtarefeston 90 vjetorin e krijimit

TIRANA - Biblioteka Kombëtare feston 90 vjetorin e krijimit, dhe për këtë arsye Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri takoi drejtorin e këtij institucioni Aurel Plasari, ku diskutuan për vlerat historike dhe persepektivën e zhvillimit të Bibliotekës Kombëtare.

“Biblioteka madhore kombëtare qëndron e vendosur në memorien kombëtare, jo vetëm si institucion i kujtesës, por edhe si tempull i ruajtjes së vlerave më të spikatura shpirtërore, historike dhe intelektuale të shoqërisë sonë dhe më gjerë”, u shpreh Xhaferri.

Duke pranuar që Biblioteka Kombëtare ka edhe problematikat e saj, që nuk mund të zgjidhen brenda këtij viti, për të krijuar më shumë hapësira për librat dhe lexuesin, Xhaferri tha se "brenda këtij 6 mujori të krijojmë hapësira të tjera për lexuesin edhe librin", ndërsa bëri të ditur se ministria e Kulturës po konkretizon në ligj premtimin e Kryeministrit për të krijuar Qëndrën Kombëtare të Dixhitimit të librit, të atashuar pranë Bibliotekës.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari theksoi faktin se me rastin e 90 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, gjatë 90 ditëve në vijim do të ketë dy ekspozita “Shqipëria vend shenjtorësh” në muajin gusht dhe “90 raritete në Bibliotekën Kombëtare”, në muajin tetor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›