E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramertz: Arrestimii Mlladic, i domosdoshëm

HAGE- Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Bramrez, tha se “arrestimi i ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladic, është i domosdoshëm për kredibilitetin e Bashikimit Evropian”.

“Pa drejtësi, nuk ka stabilitet dhe paqe në Ballkan”, ka thënë Bramertz për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

Bramertz ka shprehur shqetësimin se rreth 65 për qind e popullsisë në Serbi janë kundër arrestimit të Mlladicit.

“Nuk është normale që ata që konsiderohen përgjegjës për krimet më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të shihen si heronj nga një pjesë e madhe e popullsisë”, është shprehur Bramertz.

Të dielën shënohet 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku 8000 burra e djem boshnjakë u masakruan nga forcat serbe.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›