Shakira waka waka me Pique

Një ditë pas publikimit të lajmit të bujshëm të ndarjes së këngëtares Shakira nga i dashuri i saj argjentinas pas 11-vitesh bashkëjetese, e përditshmja spanjolle “El Periodico” spekulloi sot se pas prishjes qëndron mbrojtësi i Barcelona-s, Gerard Pique.
”Pas ndarjes nga Antonio de la Rua, Shakira është “pranë transferimit” tek Pique”, ironizonte gazeta, e cila i kishte kushtuar një faqe të tërë zërave të cilësuar si “wakarumores” (wakathashetheme).
Një ditë më parë, mbrojtësi katalanas pati deklaruar në kthimin e tij nga Zyrihu, ku morri pjesë në ceremoninë e dhënies së Topit të Artë, se midis tij dhe këngëtares nuk ekzistonte asgjë më shumë se sa miqësi e pastër.
Megjithatë, të dyshimta takimet e fshehta me kolumbianen, daljet e përbashkëta pas festivaleve në Madrid apo nata e përfolur e kaluar në një suitë në një hotel të Ibizës gjatë verës.