E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal ska leke per filmin

Eumlshte aq kontradiktore nje bisede mes nje regjisori dhe drejtuesi te Qendres Kinematografike se veshtire te krijohet nje ide fikse si behet nje film i mire me shume apo edhe me pak para Pergjigje ka per te dyja. Ne historine e kinemase shqiptare filmi i Piro Milkanit Trishtimi i zonjes Shnjader ka ngrene me shume para ndersa po ne historine e kinemase shqiptare eshte filmi i Bujar Alimanit Amnistia i prodhuar me me pak para. Filmi i Milkanit deri tani ka konkurruar ne 200 festivale gati e filmi i Alimanit qe eshte me i riu i miratuar ne kulm te traumes financiare qe kaloi QKK-ja konkurron ne nje nga festivalet me prestigjioze te filmit ne Berlin ne seksionin e zbulimit te regjisoreve te rinj qe debutojne.

Artan Minarolli drejtori i QKK-se duke bere prezantimin zyrtar te pranimit ne Berlin e ka quajtur njekohesisht filmin e Alimanit si fenomen kontemporan per nga tempi i realizmit te filmit nje kohe mjaft e shkurter dhe nga financimi se ka marre me pak para.

Keshtu biseda e djeshme enkas per filmin e Alimanit mori pak tone me agresive kur erdhi puna te buxheti i Qendres ose sic e kane emertuar ndryshe loe buxhet

Megjithese prape kundershtohet se nuk merret si tregues duke pranuar se nuk eshte tregues financimi i madh e ketu eshte fjala per ne Festivalin e Berlinit ku u jepet me shume rendesi regjisoreve qe bejne film per here te pare pasi autoret jane te rinj konsiderohen me te pasionuar pas filmit qe mundohen me ate miell qe kane te shfaqin idete e tyre. Dhe Minarolli thote Shpeshhere kjo ia arrin qellimit Pra bihet dakord se buxheti i ulet nuk e ul cilesine e filmit. Eumlshte gati te tregoje se ka pasur filma edhe me zero leke. Nuk ka ndonje rregull ne kete rast. Bujar Alimani eshte fenomeni i suksesshem ne kohe finance dhe ne cilesi. Por nese vjen puna te flitet per vepra madhore rriten pretendimet Ketu mbaron filmi ndoshta edhe per drejtorin e Qendres Minarollin pasi ne kete moment i duhet te kujtoje para mediave dhe te thote se duhet ndihmuar e se jane gati qe nje grup kineastesh te kerkoje rritjen e fondit per filmat.

Buxheti per Qendren ka qene skandaloz - eshte shprehur Minarolli duke shfrytezuar momentin para mediave per filmin e Alimanit. Nese problemi do te ishte kaq sensibel per Qendren media mund te thirrej edhe ne nje takim tjeter ose se paku tu rezistoje ca lajmeve qe do na zhgenjenin nga kjo panorame si miratimi i nje fondi per koktej ne Berlin per nje pritje shqiptaresh meqe jane disa qe marrin pjese apo ideja per te thirrur te gjitha fondacionet evropiane dhe amerikane ne Shqiperi se keshtu kineastet shqiptare e kane me te lehte kontraktimin apo ideja per ta rinisur festivalin kombetar te filmit te lene ne harrese e shpesh edhe me endrra sirtaresh per nderkombetare e ftesa hollivudiane.

Megjithate eshte lajm qe fondet per Qendren Kombetare Kinematografike jane reduktuar dhe Minarolli perserit se fondi vjet e sivjet ka qene skandaloz dhe nuk mund tu pergjigjet kerkesave te kineasteve per projektet. Ky eshte problem shqetesues per kineastet shqiptare qe dhe ata dy a tre filma ne vit qe miratohen te mund te mbulojne konkurrencen qe vjen qofte dhe nga fqinjet tane. Shume me pak se Maqedonia eshte fondi yne - tregon Minarolli. Ne fakt Maqedonia eshte referenca per cdo nismetar ideator a drejtues kur vjen fjala te projekte qe jane strategjike per nje vend. Me tutje nuk kalohet kufiri se i bie te vrasim veten bashke me idete per te zhvilluar kulturen Por dhe keta ideatore shpesh dyshohen nga fryrjet e medha ne para qe u vene projekteve dhe destinacionit te parave. Kineastet kane namin per kete sa eshte thene se kane futur para edhe me perqindje dhe argumenti ka qene shkelja e kontrates qe filmi te realizohej brenda vitit ka dhe procese gjyqesore per kete fati i te cilave nuk dihet Megjithate Minarolli me shembullin e suksesit te Alimanit dje kishte te drejte. Ai tha se shume nga projektet qe ka miratuar Qendra te cilat jane kontraktuar - ky institucion i kinemase pra ka per detyrim tu pergjigjet te gjitha projekteve qe kane filluar. Si pasoje mbetet shume pak hapesire per te tjere kineaste qe duan tia nisin nga fillimi. Lajmerimi eshte se ky problem do te gangrenizohet vitin tjeter. Une do ta kerkoj vazhdimisht kete dhe me grupime me te gjitha menyrat derisa ti bind njerezit qe jane pergjegjes per fondet publike qe Qendres ti rritet fondi ne varesi te kerkesave qe ka - eshte shprehur Minarolli ndoshta ketu e ka fjalen ti drejtohet qeverise prej nga merr direkt buxhetin QKK-ja

Per te pare pasojen konkrete mbi filmin mjafton prape shembulli i filmit Amnistia mungesa e financimit ka transformuar skenografine. Por eshte ndihmuar e ia ka dale nga shpirti i mire praktik i Bujarit dashuria e tij per ate qe krijon thote skenografi i ri Shpetim Baca. Ndersa vete regjisori Alimani do ta mbyllte kete moment jo fort te mire per kinemane shqiptare Kam nje moto qe nuk e ben kemisha personazhin

E per aktoren kryesore Luli Bitri qe ka njohur nga ngjarja e filmit nje familje te rraskapitur ekonomikisht per te kunderten thote Kostumet mua ma kane bere rolin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›