Hiri i vullkanit Fevziu perballe studenteve

Romani më i fundit i autorit Blendi Fevziu “Hiri i Vullkanit” ka prekur tashmë duart e lexuesëve duke i sjellë historisë së letërsisë shqiptare një pjesëz që i mungon tërësisht, periudhën e ndryshimit të sistemeve. Edhe pse botimi i romanit përkon me ngjarje aktuale, sic është 20 vjetori i shembjes së komunizmit, apo lëvizja e lirë e shqiptarëve, Fevziu pohon se boshti mbetet ndjenja universale e dashurisë ashtu sic edhe letërsia kapërcen kufijtë kohor.
"Kontakti me lexuesit, unë kam marr komente pozitive. Besoj që është një roman që është i thjeshtë dhe ka brenda dhe dhimbjen dhe pasionin, elementë njerëzore që janë universale dhe të patjetërsueshme nga kohët, momentet, apo situatat. Ai i takon më shumë një brezi i cili në kapërcyell të dy kohëve u hapërda nëpër rrugët e botës. U bënë aktor të ndryshimeve por njëkohësisht humbën dhe shumë nga raportet e tyre. Kjo ishte ideja universale e këtij libri, pastaj pjesët e tjera ndryshojnë. Romani jeton mbi të gjitha këto, problemi i letërsisë është e pakohë", tha Blendi Fevziu, autor i romanit.
“Hiri i Vullkanit” ka vendosur shkrimtarin dhe gazetarin përball studentëve. Diskutimet mes tyre dhe autorit prekën jo vetëm punën e tij me vepërn , por edhe detaje të periudhës që për këta studentë mbetët e panjohura. Romani “Hiri i Vullkanit” është i teti i botuar nga Fevziu, i cili e ka nisur rrugën e letrave po me letërsi artistike, për të kaluar më vonë në libra analizë e publicistikë.
Aurela Papadhima