Douglas kundër mjekëve

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 17:05
Aktori Michael Douglas nuk i ka falur mjekët për shkak se ata kanë dështuar që t’ja zbulojnë më herët kancerin në laring.
Edhe pse aktori i “Wall Street” beson se e ka mundur sëmundjen pasi që tumori është larguar me sukses pas gjashtë muaj tretmani mjekësorë ai ende është i hidhëruar se pse ata nuk ja kishin zbuluar sëmundjen më herët.
“Kam shkuar në vizita tek mjekët në janar dhe shkurt por ata nuk me kanë thënë asgjë”, ka thënë ai.
“Ata me jepnin disa antibiotik dhe pastaj kur kam shkuar në maj prapë nuk me kanë thënë asgjë. Pas kësaj gjuha më pengonte dhe kam shkuar përsëri në gusht dhe ju kam thënë se kam diçka të pazakonshme. Tek atëherë ata e kanë zbuluar”, ka thënë aktori.