E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi Xhaferri Lehtesi per operatoret

Viti 2011 në sektorin e turizmit do t’i kuhstohet cilësisë në investime dhe shërbime. Kjo ishte cështja ku u fokusua Ministri i Turizimit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferaj në konferencën e tretë kombëtare të Shoqatës Shqiptare të Turzimit. Në këtë konferencë Xhaferaj paralajmëroi miratimin e ligjit të ri të turizmit si dhe disa lehtësi fiskale që përfshijnë uljen e TVSH-së për sipërmarësit turistik.

"Ne këtë ligj e bëjmë për ju, për aktorët privatë të sektorit të turizmit. Dhe nëse ligji nuk merr konsesusin maksimal tuajin dhe nëse ligji nuk krijon bindjen që ju shërben ju, ne asnjëherë nuk do ta kalojmë këtë ligj. Me këtë dua të them që kohën e miratimit të ligjit e keni në dorë ju, ministria është në shërbim, ka bërë një draft. Ua ka thënë që në fillim që ky nuk është drafti përfundimtar, ligjin e bëjmë me dëshirën e mirë që të krijojmë efektivitetin tuaj maksimal. Në fokus do të kemi përafrimin e detyrimit të TVSH-së për bizneset turistike që ky të jetë të paktën në vlerën mesatare të rajonit", tha Ferdinand Xhaferaj, Ministër i TKRS.

Përpara aktorëve privat të sektorit të Turizmit kreu i dikasterit paralajmëroi qëndrim agresiv ndaj nivelitë të pastërtisë. Në konferencë u shpallën edhe cmimet e vitit 2010 për bizneset e subjektet që kanë koontribuar gjatë kësaj kohe për përmirësimin e imazhit turistik të Shqipërisë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›