E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala Konfiskimi i ambienteve te klubit Dinamo po vonohet vetem per procedure

Ceshtja Shtyhet afati i paracaktuar. Nje komision po ben inventarin me pas do ekzekutohet vendimi

E hena e djeshme ishte percaktuar si nje afat i fundit per lirimin e ambienteve te klubit Dinamo nga skuadra kampione ne fuqi e Shqiperise. Kjo per faktin se ne dyert e klubit pritej te mberrinin zyrtaret e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve pronarja e re e ketij klubi per te ekzekutuar vendimin e marre nga qeveria shqiptare. Drejtuesit e klubit Dinamo as nuk e kishin vene ujin ne zjarr per ta respektuar paralajmerimin qe u ishte bere por megjithate edhe ata vete ne heshtje i mbanin syte nga dera kryesore ne pritje te delegateve qeveritare gje qe do te zyrtarizonte edhe me veprime nje vendim qe duhej te ishte cuar ne fund qe me 3 dhjetor. Por me gjithe pritjen askush gjate dites se djeshme nuk u shfaq ne dyert e bluve dhe vete skuadra vazhdoi normalisht aktivitetin e saj ne prag te rinisjes se kampionatit. Duke qene te interesuar se mos kishte pasur nje ndryshim vendimi ishte i nevojshem nje kontakt me perfaqesuesit e MTKRS-se. Dhe vonesa eshte sqaruar. Nuk ka ta beje aspak me nje ndryshim te vendimit te qeverise. Kontestimet e klubit dhe futbollisteve por edhe ajo e lobingut te disa klubeve te tjera prestigjioze te vendit duket se nuk ka pasur ndonje efekt ashtu sikurse edhe pritej kthimin mbrapsht te ketij vendimi. Gjithcka eshte shtyre thjesht per momentin per procedure pasi sikurse eshte bere e ditur dje nga shefja e Agjencise se Sherbimeve te Sporteve ne MTKRS Klodiana Shala pritet berja e inventarit te aseteve te klubit dhe pas kesaj do te duhet te behet edhe shperngulja e skuadres kampione nga ambientet qe ajo ka pasur ne perdorim qe nga koha kur ato jane ndertuar. Per momentin Ministria e Brendshme dhe Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka ngritur nje komision i cili po merret me vleresimin e aseteve te klubit do te beje inventarin dhe pas kesaj do te sillen prane agjencise tone - sqaroi drejtoresha Shala. - Per momentin nuk mund te them nje date te sakte se kur duhet te ekzekutohet vendimi i qeverise por besoj se menjehere pas perfundimit te inventarit nje gje e tille do te jete e mundur dhe nuk ka kthim mbrapa. Kompleksi Dinamo perfshin godinen dhomat e fjetjes salla e konferencave zyrat e drejtuesve mensa palestra magazina dy fushat e medha nje me bar sintetik e peruruar ne fillim te ketij viti dhe ajo me bar natyral qe sherben kryesisht per ekipin e pare nje fushe tenisi dy minifusha ku sterviten moshat e vogla dhe nje palester te jashtme. Te gjitha pritet te shfrytezohen nga MTKRS-ja per akomodimin e federatave qe i kane pasur deri tani ambientet te stadiumi Qemal Stafa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›