Shala Pagat do te rriten

Lidhur me shtyrjen e ngritjes se pagave ne Kosove ministri ne doreheqje i Ekonomise dhe Financave mbrojti njoftimin e qeverise se kjo u shkaktua nga zvarritja ne krijimin e institucioneve te reja qe ka sjelle si rrjedhoje edhe vonesa ne miratimin e buxhetit te vitit 2011.
Ministri Shala falenderoi mirekuptimin e sindikatave te Kosoves per kete shtyrje. Duke pranuar skepticizmin qe mund te kete shkaktuar shtyrja deri ne momentin e fundit per mosrealizimin e rritjes se pagave sipas afatit Ministri Shala siguroi qe kjo rritje do te jepet menjehere sapo te miratohet buxheti i ri.