Presidenti Topi shpjegon pse nuk mund te paraqitet para komisionit hetimor

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi beri sot te ditur se nuk do te paraqitet dhe as nuk do te dergoje informacion per veprimtarine e vet ne komisionin hetimor parlamentar per hetimin e ngjarjeve te dhunshme ne 21 janar gjate demonstrates se Partise Socialiste.
Nje keshilltar i Presidentit Topi deklaroi sot se sipas kompetencave kushtetuese eshte presidenti ai qe kerkon te dhena me shkrim nga institucionet shteterore dhe vete kerkesa e komisionit hetimor e veshtireson kthimin e nje pergjigjeje. Keshilltari juridik i presidentit Spiro Peci tha ne nje konference shtypi se presidentit sipas ligjit mund ti merret deshmi vetem ne seline ku ai ushtron funksionin e kryetarit te shtetit.
Presidenti i Republikes ne respekt te institucioneve sic eshte Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore shpreh gatishmerine duke iu pergjigjur pozitivisht kesaj kerkese por vetem ne perputhje me ligjet e ketij vendi. Duke marre shkas nga sa me siper deshirojme te theksojme se Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet qe Presidenti i Republikes te paraqitet para tyre per te deshmuar eshte ne kapercim te kompetencave duke shkelur ligjin. Duke shprehur gatishmerine per te deshmuar ne respekt te ligjit Presidenti i Republikes do te percaktoje menyren dhe kohen e realizimit per tiu pergjigjur pyetjeve te Komisionit Hetimor - tha ai.
Keshilltari i presidentit Spiro Peci theksoi se Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet per te kontrolluar telefonat eshte ne shkelje te hapur te ligjeve te vendit sepse sipas ligjit te dhenat e tabelave operatoret celulare jane te detyruar tja japin vetem prokurorise me kerkese te saj.
Nderkaq kryeministri Sali Berisha tha se hetimi i 4 gazetareve nga komisioni hetimor parlamentar nuk ka te beje me punen e tyre si gazetare por me veprimtarine e tyre qe lidhet me ngjarjet e dhunshme te 21 janarit.
Nuk ka patur dhe nuk do te kete asnje proces ndaj medias se lire dhe te pavarur. Dua te theksoj edhe njehere ate qe theksoi Komisioni parlamentar qe nje hetim parlamentar per tre-kater gazetare nuk ka asnje lidhje me gazetarine e tyre dhe une ju garantoj per kete por ka lidhje me implikimet direkte ne urdhra direkte te dhunes dhe pucit dhe me veprime te tjera qe do ti behen te ditura publikut. Dhe kurre ndonjehere ne kete vend sa te jemi ne ne pushtet nje gazetar nuk do te gjykohet nuk do te paditet nuk do te pesoje per opinionin e tij per shkrimin e tij per mendimin e tij por tjeter gje eshte gazetaria dhe tjeter eshte implikimi ne veprime konkrete qe nuk kane asnje lidhje me gazetarine por kane lidhje me veprime te tjera - tha ai.
Zoti Berisha tha ne mbledhjen e qeverise se hetimi do te ndricoje cdo detaj te zhvillimeve te 21 janarit nderkohe qe qeveria po vazhdon me agjenden e saj te investimeve ne infrastrukture dhe po punon qe zgjedhjet vendore te zhvillohen normalisht sipas ligjit te lira dhe te ndershme.
Por nderkohe kryetari i Partise Socialise Edi Rama deklaroi se opozita nuk i sheh zgjedhjet e 8 majit si nje mundesi per te dale nga kjo krize e jashtezakonshme sa kohe qe qeveria sulmon presidentin prokuroren dhe sherbimin informativ sulmon gazetaret dhe nuk arreston 6 drejtuesit e Gardes te kerkuar nga drejtesia. Zoti Rama tha se opozita eshte e gatshme per dialog dhe kompromis por nuk do te ndale rezistencen paqesore derisa qeveria nuk zmbrapset nga rruga antikushtetuese e antidemokratike ku eshte futur. Sipas tij opozita do te demonstroje te premten ne Tirane Vlore Lezhe e Korce per te kerkuar rivendosjen e demokracise me zgjedhje te lira e te ndershme.