Shalësi, Bashkia zotëron kapacitetet e duhura për zbatimin e projektit
11/01/2009 Reagimi për unazën e madhe
Vijojnë replikat ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për ndërtimin e projektit të unazës së madhe. Gjatë ditës së djeshme nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalqi ka deklaruar se projekti tashmë është gati së bashku me analizën e tij financiare dhe se Bashkia zotëron të gjitha kapacitetet e mundshme për ta zbatuar atë. Sipas Shalësit, prej vitesh ky institucion u nënshtrohet analizave financiare nga struktura serioze ndërkombëtare, siç janë Banka e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi bazën e të cilave janë kredituar dhe financuar projekte të ndryshme si ato të shkollave, rrugëve dhe banesave sociale. “Edhe për projektin e unazës së madhe ka një analizë financiare prej 171 faqesh, e cila është bërë nga një studio e huaj, të cilën e ka kontraktuar BERZH-i dhe mbi bazën e të cilës ne kemi marrë miratimin paraprak. Në këtë analizë është arritur konkluzioni se Bashkia e Tiranës ka kapacitet të thithë një kredi edhe më të madhe se ajo që nevojitet për këtë segment të unazës së madhe”, - ka deklaruar Shalësi. Ai ka kërkuar nga qeveria që të mos zvarrisë më tej procesin e shpronësimeve, në mënyrë që të mos vonohet më tej zbatimi konkret i projektit, që sipas përcaktimeve të bëra për dy vjetët e ardhshëm do t’i ketë dhënë fund rehabilitimit të unazës së madhe. “Po i nis një kopje Kryeministrit dhe ministrit (i sigurt se nuk do ta lexojnë, pasi edhe po e lexuan nuk do të kuptojnë gjë; ata mund të kenë kohë për të humbur, ne jo), duke u parashtruar edhe një herë kërkesën tonë që të përfundojnë procesin e shpronësimeve, që është detyra e tyre ligjore, dhe të mos zgjaten me marifete politike që s’kanë asnjë lidhje me unazën”, - ka vijuar Shalësi.