E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ngre dyshime, por asnjë autor i identifikuar

11/01/2009  Ekzekutimi i taksistit

Identifikimi i autorëve të vrasjes së taksistit Ramazan Hyka duket se është i pashpresë për organet hetimore të Policisë së Shtetit. Aktualisht grupi hetimor i ngritur posaçërisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ngre vetëm dyshime, por asnjërën prej tyre nuk mund ta provojë më fakte konkrete. Në tryezën e hetuesve ndodhen vetëm dëshmitë e familjarëve të viktimës, sendet personale të gjetura në makinën e shkrumbuar dhe një sërë dyshimesh të pabaza. Kjo mungesë provash nuk varet nga neglizhenca e hetuesve për të zbardhur çështjen, por nga natyra e ekzekutimit barabar që kriminelët i kanë bërë Ramazan Hykës. Vrasja dhe më pas djegia e makinës ka bërë që brenda automjetit të shkrumbohen të gjitha materialet, përfshi këtu edhe provat e vogla që atentatorët mund të kishin lënë gjatë ekzekutimit. Ndërkohë në harkun kohor prej 2 javësh në Tiranë janë regjistruar 6 vrasje. Siparin e hapi ekzekutimi mafioz i Elton Deliut dhe nënës së tij Flutura Deliu, vrasje kjo e mbetur pa autor që prej datës 27 dhjetor 2008. Më tej krimi goditi familjen shqiptare, duke shënuar edhe dy viktima të tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›