PS-ja dhe KESH-i përplasen për paratë publike të energjisë
11/01/2009 Çështja “Fazlliç”
Partia Socialiste bëri publik dje disa dokumente, ku një kompani e biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar nga paratë publike të energjisë. Nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe gjatë një konference për shtyp deklaroi se është pikërisht një nga kompanitë e Fazlliçit, “Rudnap”, ajo që ka marrë nga paratë e energjisë për periudhën janar–shtator 67 647 000 euro.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e KESH-it, i cili hodhi poshtë deklaratat e Braçes, duke i quajtur të pavërteta dhe hamendësime. Sipas KESH-it, bëhet e ditur se çdo blerje energjie është brenda ligjit dhe e audituar. KESH-i siguron se blerjet e energjisë kanë qenë transparente dhe të publikuara rregullisht para dhe pas çdo procesi. Gjithashtu kjo korporatë i ka kërkuar Braçes konsultim të dokumenteve që ajo disponon. Sipas Braçes, KESH-i prej 3 vjetësh aplikon procedura jotransparente, pa konkurrencë reale në blerje energjie dhe përdorimit të parave publike, denoncuar nga KLSH-ja, të cilat janë të trendit mbi 600 milionë euro. “Damir Fazlliç është një biznesmen i regjistruar në agjencitë qeveritare, shërbimet ligjore, të cilat i kryen studioja "Malltezi & Kola". Argita Malltezi është vajza e Sali Berishës dhe shërbimin ndaj Damir Fazlliç e ka pranuar botërisht. Pra, kjo është familja që përdor paratë e taksave tona: vajza ofron shërbimin kundrejt pagesës për Damir Fazlliçin, babai i saj kryeministër i jep asaj 106.4 milionë euro në më pak se 2 vjet nga paratë e taksave tona”, - akuzoi Braçe gjatë fjalës së tij.