E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR sqaron ngjarjen në minierën e Bulqizës

ACR sqaron se gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9, një nga detyrimet e marrëveshjes koncesionare me METE, është hasur një vatër hidrogjeni.

Grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit. Pas disa momentesh kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi i gazit.

Si pasojë e këtij shpërthimi punëtori i ajrimit, Naim Shyti, ka humbur jetën. Arsyeja e shpërthimit ende nuk është e ditur, por priten përfundimet e ekipeve eksperte edhe të RISHM, të cilët do të përcaktojnë dhe shkakun. “ACR shpreh hidhërimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti. Ndërkohë po merr të gjitha masat për trajtimin shëndetësor  të minatorëve të plagosur”, thuhet në reagim./Start/

                                                                                             2011-10-18 12:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›