Nga janari lehtësira për biznesin në Tiranë

Qëllimi kryesor i këtij projekti është reduktimi i dokumentacionit, kostos dhe kohës që i nevojitet biznesit, duke krijuar një klimë të favorshme për investimet dhe duke rritur nivelin e konkurrueshmërisë së Tiranës.
Ky projekt parashikon krijimin e një qendre të vetme për kryerjen e shërbimeve ligjore të biznesit, në nivel lokal.
“One-Stop-Shop-Center”, do të sigurojë shërbime dhe këshilla për klientët, me cilësi dhe në kohë reale, për të garantuar një biznes më të sukseshëm kundrejt një kostoje më të ulët. Me ngritjen e kësaj qendre, do të bëhet e mundur edhe kryerja e procedurave on-line, cka do të jetë një tjetër lehtësi për biznesin. “Tirana do të bëhet territori më miqësor për biznesin në gjithë rajonin”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha në deklaratën për mediat.
“Besoj se ky projekt do të jetë i duhuri për Tiranën dhe besoj se Tirana do të jetë qyteti më konkurrues në Shqipëri por edhe në Evropë”, tha Per Kjellerhaug, Menaxheri i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. Projekti financohet nga Bashkëpunimi Zviceran në Shqipëri.
“Objektivi i kësaj marrëveshjeje është për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës, që brenda janarit të vitit të ardhshëm, të prezantojë procedura të thjeshtuara administrative, procedura administrative on-line si dhe praktikën e shërbimit në një ndalesë (one-stop-shop) për biznesin, me qëllim që të reduktojë kohën që i duhet biznesit, dokumentet që i duhen biznesit dhe koston që paguan biznesi, për të marrë leje apo licenca në Bashkinë e Tiranës. Qëllimi ynë nuk është thjesht të ndjekim modelin e suksesshëm të implementuar në nivel qendror apo në disa nga bashkitë e tjera të vendit”, theksoi Basha.
Përfaqësuesi i IFC theksoi nga ana e tij se projekti kursen 6 milionë dollarë, duke shtuar se Tirana do të jetë qyteti më konkurrues në Evropë. Ne kemi kursyer një shumë prej 6 milionë dollarë deri tani dhe është e rëndësishme sa i përket kontekstit evropian dhe në kuadër të eksportit drejt tij. IFC mbetet shumë e angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë, me të cilën kemi një program mjaft të madh zhvillimi, që do të përqendrohet në investime dhe ky program do të zhvillohet edhe në të ardhmen. Me këtë projekt ne sjellim përvojën zvicerane me të cilën kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe shumë vende të Evropës Juglindore”, theksoi ai. Ky projekt i zbatuar në tre Bashki të Shqipërisë, në Durrës, Shkodër dhe Vlorë, sipas përfaqësuesit të IFC ka sjellë kursimin e 6 milionë dollarëve. 6 milionë dollarë, është një shumë e barasvlefshme me 2 mijë vende të reja pune./Start/
2011-10-18 12:22