Konference nderrajonale per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE

Vendet e Ballkanit perendimor kane kapacitet kuadro dhe angazhim serioz per te vazhduar me reformat per te arritur vlerat qe kerkohen nga BE-ja. Rruga e reformave do te jete me e lehte nese ka bashkepunim te mirefillte midis vendeve te rajonit sepse te gjithe kane nje qellim per tu anetaresuar ne BE. Raporti i Komisionit Evropian do te jete udherrefyes per punen qe duhet bere ne te ardhmen deklaroi kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski.
Secili vend i ketij rajoni ballafaqohet me sfida kjo eshte e zakonshme dhe e nevojshme sfidat jane aty per ti tejkaluar ato i mobilizojne angazhimet tona qe vendet e rajonit te behen anetare te familjes evropiane eshte shprehur Gruevski.
eshtjet e eurointegrimeve jane ceshtje te ndjeshme te sofistikuara qe kerkojne shume pune dhe shume reforma u shpreh Teuta Arifi zeveneskryeministre per euro-integrimet. Diskutimi i perbashket i problemeve eshte ne favor te te gjitha vendeve te rajonit qe aspirojne anetaresimin ne BE.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Teuta Arifi zevendeskryeministre e Maqedonise per euro-integrimet.
Edhe njehere deshmohet konstruktiviteti i shqiptareve ne rajon dhe orientimi shqiptar sa i perket proceseve eurointegruese. Shpresoj qe ne te ardhmen gjithsesi qe shqiptaret do te vazhdojne te tregojne angazhimin e tyre korrekt ndaj integrimeve euroatlantike u shpreh Teuta Arifi.
Ministrja e Shqiperise per Integrimin Majlinda Bregu raportin e Komisionit Evropian e ka vleresuar realist ajo tha se Shqiperia duhet te zhbllokoje dialogun politik meqe ai ka bllokuar procesin eurointegrues te vendit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vlora Qitaku ministrja e Eurointegrimeve per Kosoven
Besoj qe kjo mazhorance sikurse ka bere deri me tani do te vazhdoje te kete te njejtin qendrim duke perseritur te njejten ftese per opoziten sepse bllokimi i vendit nga opozita eshte nje pergjegjesi e madhe para gjithe shqiptareve deklaroi ministrja Bregu.
Vlora Qitaku ministrja e Eurointegrimeve per Kosoven thote se takimet e perbashketa te vendeve te rajonit mundesojne anashkalimin e problemeve drejt integrimeve evropiane.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja e Shqiperise per Integrimin Majlinda Bregu.
Ne si shtete shoqeri kemi per obligim qe te konsolidojme pikat dhe referencat tona te perbashketa. Elementi i perhershem i integrimit evropian eshte dialogu BE eshte ndertuar mbi premisat e dialogut dhe bashkepunimi rajonal eshte parakusht per procesin e eurointegrimeve- vlereson Qitaku.
Perfaqesuesit e BE-se thane se impulsi i reformave duhet te mbahet dhe nuk duhet te humbase. Humbja e tij mund te paraqese kercenim te madh per procesin ne teresi.
Autor Fatos Musliu / Shkup
Redaktoi E. Xhani