Bolt i paduruar, faulli sjell dështimin në finalen e 100 m!
Ishte më i prituri, si gjithnjë. Bateria e djeshme dhe gjysmëfinalja e këtij mëngjesi, vrapuar në 10’’05 me një metër erë kundër dhe duke hequr dorë nga sprinti i fuqishëm në 40 metrat e fundit, bënë që të mendohej për një tjetër paraqitje të mahnitëshme në finale. Xhamajkani nuk hoqi dorë nga shoë i zakonshëm. Përpara nisjes bëri si gjithmonë mendjemadhin, duke bërë shaka me publikun dhe telekamerat, tejet i sigurtë rreth forcës së tij. Por kësaj radhe diçka shkoi keq. Mbase siguria e tepërt, duke u ngritur nga blloqet shumë më shpejt se të tjerët, mbase mungesa e përqëndrimit. Usain vrapoi përpara të shtënës. Bolt e kuptoi menjëherë se kësaj radhe e kishte tepruar: ndaloi, mbuloi kokën me fanellën sikur të kishte turp, pastaj e hoqi dhe doli menjëherë nga pista. Njësoj si Lindord Kristin në vitin 1966, kur u skualifikua për nisje të gabuar në finalen e Lojërave të Atlantës.
Por atëherë, që të përfundoje jashtë, duheshin bërë më parë dy faulla. Sot, me rregulloren e re, në faullin e parë eliminohesh. Antkh në stadium dhe mes kundërshtarëve. Por spektakli duhej të vazhdonte dhe për këtë mendoi Johan Blejk, që solli buzëqeshjen në fytyrat e xhamajkanëve. Bashkëkombasi i ri i Boltit fitoi me kohën 9’’92. Nuk u nis mirë, por arriti të rikuperojë në gjysmën e dytë duke u renditur para amerikanit Valter Diks (10’’08) dhe atletin nga Karaibet, Kim Kollins (10’’09), që u dorëzua në fund. Vendi i katërt për francezin Kristof Lëmetrë. Provë e jashtëzakonshme për Kollin: atleti i Sanit Kits dhe Nevis, u tregua i aftë që të fitojë podiumin ndonëse është 35 vjeç, 6 vite pas bronzit të Helsinkit dhe tetë vite pas suksesit ku u shpall kampion në Paris 2003. Por botërori i Boltit nuk ka përfunduar me kaq: janë edhe 200 metrat me bateritë mess ë enjtes dhe të premtes. Është edhe stafeta. Nëse gjen përqëndrimin Bolt ka mundësinë që të kthehet në shtëpi me dy medalje ari, duke bërë të harrohet ngjarja e djeshme.
Bjelk shkëlqen
“Është një ndjesi e mrekullueshme”, ka thënë Johan Blejk për mediat pas ndeshjes. Xhamajkani është i lumturuar për atë medalje ari të pamenduar, por nuk e fsheh keqardhjen për skualifikimin e Boltit, bashkëkombas dhe shok stërvitjeje. “Jam i mërzitur për atë që i ndodhi – shpjegon kampioni -. Mu desh që të rigjeja përqëndrimin dhe të isha në gjendje për të garuar pas nisjes së gabuar. Tani e kam mendjen që të argëtohem. Jam kampioni i botës dhe nuk ka se çfarë të them më”.
Medaljet e ditës së djeshme
100 metra meshkuj
Atleti Komb Medalja
Johan Blejk JAM Ari
Valter Diks USA Argjend
Kim Kollins SKN Bronz
10000 metra meshkuj
Atleti Komb Medalja
Ibrahim Jelain ETI Ari
Mo Farah BM Argjend
Imane Merga ETI Bronz
20 km ecje sportive
Atleti Komb Medalja
Valeri Borshin RUS Ari
Vladimir Kanalin RUS Argjend
Luiz Fernando Lopez KOL Bronz
Kërcim së gjati – femra
Atleti Komb Medalja
Britni Ris BM Ari
Olga Kusherenko RUS Argjend
Ineta Radevica LET Bronz
Hedhje disku – femra
Atleti Kombës Medalja
Li Janfeng KIN Ari
Nadin Mëler GER Argjend
Jarelis Barrios KUB Bronz