E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalqiri si viagra?

Shalqiri permban nje substance te njohur me merin citrulin, e cila mundeson relaksimin e eneve te gjakut, nje proces i ngjashem me ate qe ndodh kur njeriu merr viagra.

Citrulina, e cila gjendet ne koren dhe berthamen e shalqirit, kur konsumohet ne sasi te madhe reagon me enzimat e organizmit, duke u shnderruar ne arginin, aminoacid i cili rrit punen e zemres, qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar. Arginina rrit prodhimin e oksidit te azotit, i cili i relakson enet e gjakut. Po e njejta gje ndodh edhe pas marrjes se viagres, me qellim te mjekimit te impotences. Oksidi i azotit, i cili clirohet gjate konsumimit te shalqirit, mund te ndihmoje edhe ne mjekimin e angina pektoris, shtypjen e rritur te gjakut dhe semundjet e tjera kardiovaskulare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›