E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet ilaci kunder rrudhave

Shkencetaret nga Universiteti i Seulit kane njoftuar se aplikimi i molekules se yndyres natyrore, phosphatidylserina, mundeson ngadalesimin e plakjes se lekures te cilen e shkaktojne faktoret e ambientit, ose demtimet te cilat i shkaktojne agjentet fizike dhe kimike. Nen ndikimin e proceseve normale te plakjes, si edhe nene veprimin e faktoreve te jashtem sic jane rrezet ultravjollce, lekura e re behet e vrazhde dhe me rrudha.

Gjate nje eksperimenti, eshte bere aplikimi i 2% te tretjes molekulare te phosphatidylserines ne lekuren e personave te ri dhe pastaj lekura i eshte ekspozuar rrezeve UV. Rezultatet kane treguar se te personat te cilet jane trajtuar me phosphatidylserine eshte penguar zvogelimi i sasise se kolagjenit dhe ne kete menyre lekura eshte mbajtur me e njome dhe me e re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›