Shalsi: Akuzat ndajRamës, shpifje nga tëkapurit mat nga korrupsioni
TIRANE- Pak ditë pas akuzave të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe asaj të Integrimit Majlinda Bregu, drejtuar kryebashkiakut Edi Rama lidhur me pronat në shkollat e kryeqytetit, ka reaguar deputeti socialist Eduard Shalsi.
Sipas tij, akuzat e dy ministrave janë shpifje pasi ata janë të kapur mat dhe në panik nga korrupsioni.
“Ministri i Mbrojtjes flet për urbanistikën e Tiranës. C’lidhje ka ushtria me urbanistikën? Ministrja e Integrimit flet për shkollat e Tiranës, a thua se i vuri në vijë të gjithë problemet e integrimit. Por e vërteta është krejt ndryshe, ministri i Mbrotjes është i përfshirë në një nga aferat më të mëdha korruptive. Qindra objekte, qindra metër sipërfaqe tokë asete pronë shtetërore do ti shiten me një cmim simbolik të bijës e të birit të kryeministrit ose ndonjërit rreth tyre. Arben Imami duke mos ditur se si të justifikohet shpif duke mos patur parasysh se drejtësia vonon por nuk harron. Ndërkohë zonja Bregu e di fort mirë se në këtë truall ku Bashkia e Tiranës kishte një projekt , kishte dhe fondin për të ndërtuar një shkollë, qeveria e saj nuk e lejon” theksoi Shalsi.
Sipas deputetit Shalsi, Bashkia e Tiarnës ka ndërtuar dhe rikonstruktuar 42 shkolla në kryeqytet dhe aktualisht është duke zëvendësuar sistemet tradicionale të ngrohjes me panele diellore, duke e rënditur Tiranën ndër kryeqytetet e para në Europë me këtë sistem ngrohje.
(e.n/news24/BalkanWeb)