E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohetvrasësi i 62-vjecarit

SHKODëR- Arrestohet autori i vrasjës që ndodhi rreth një javë më parë në fshatin Kasnec të Shkodës. Forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Gjokë çukajt rreth orës 14.

23-vjecari ishte shpallur në kërkim një ditë pasi vrau me armë zjarri 62-vjecarin Ndoc Prroji. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 korrikut, kur i riu çukaj qëlloi Prroin pas një konflikti.

Ndalimi i tij u bë i mundur si rezultat i negociatave me familjarët e autorit, duke e bindur atë të vetëdorëzohet bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin. 23-vjecari tashmë do të përballet me akuzat vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›