Shalsi: Basha përgjegjës për 21 janarin

Deputeti Eduart Shalsi, u shpreh se me pseudodëshminë e tij para komisionit butaforik hetimor, Lulëzim Basha nuk mund të thoshte se kush i autorizoi dhe kush i ekzekutoi ata tre shqiptarë të pafajshëm.
“Njeriu që dihet nga të gjithë shqiptarët, që përmes urdhrave të dhëna nga Garda Republikane, institucioni direkt në varësinë e tij, hapi zjarr mbi qytetarë të paarmatosur. Njeriu përgjegjës për mbrojtjen e paligjshme që i bën gjashtë titullarëve të gardës të akuzuar për vrasje, duke urdhëruar policinë të mos zbatojë urdhrin për ndalimin e tyre, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe pavarësisë së institucioneve”, u shpreh Shalsi.
Ai shtoi se Basha kaloi çdo masë duke i përpjekur të përfshijë në ngjarjet e 21 Janarit edhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtare. “Duke deklaruar paturpësisht se përfaqësues të trupit diplomatik shqiptarë, e paskan konsultuar, e paskan sugjeruar apo e kanë pyetur nëse mund të përdoreshin forcat e armatosura për të shtypur demonstratën e 21 Janarit”, tha më tej ai./S.Ll/Start/
2011-02-02 18:53