Shalsi: Berisha largon vëmendjen nga përmbytjet
Ai tha se në kulmin e krizës në veriperëndim të vendin, qeveria angazhon policinë për goditur një ndërtim të ligjshëm.“Në kulmin e një krize humanitare që po mban peng zemër të ngrirë vendin pikërisht për të larguar vëmendjen nga përmbytjet dhe dëmet kolosale të shkaktuara nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria qeveritare, shpellari Sali Berisha angazhon mjete dhe policinë e shtetit për të goditur një ndërtim të ligjshëm pa pritur vendimin e gjykatës”, tha Shalsi për mediat. Sipas tij, Shqipëria është peng i një njeriu që qeveris me vota të vjedhura, duke shkaktuar kriza e katastrofa të njëpasnjëshme, të mëdha e të vogla. “Sali Berisha është tashmë peng i interesave të korrupsionit që kanë mbytur qeverinë e vendit dhe që diktojnë mendimet dhe veprimet e çoroditura prej të këtij shpellari veshur me kostum komunisti të përmbytur me pasuri”, vijoi deputeti opozitar.