E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan kërkon anëtarësim të plotë të Turqisë në BE

Me "gjysmë anëtarësi" Turqia nuk do të kënaqet, theksoi Erdoğan në një bisedë me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Westerëelle e inkurajoi Turqinë për reforma të mëtejshme dhe për hapje demokratike. Liria e mendimit, e shtypit dhe e fesë janë shtylla mbajtëse të bashkësisë evropiane të vlerave, tha Westerwelle në një fjalim para diplomatëve turq në Ankara. Në të njëjtën kohë ai e cilësoi Turqinë si vend strategjik kyç. Duke pasur parasysh anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, të synuar prej Turqisë, politikani liberal siguroi se qeveria gjermane nuk do t'i pengojë negociatat për anëtarësimin në BE. Sipas tij, bisedimet do të zhvillohen sipas marrëveshjes "me përfundim të hapur". Ndërkohë, negociatat e nisura me Turqinë në 2005-ën po përparojnë shumë ngadalë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›