Shalsi: Berisha tenton të marrë në kontroll SHISH-in
Opozita deklaroi dje se Berisha po tenton të marrë peng Shërbimin Informativ Ndërkombëtar me qëllim që të kontrollojë opozitën. Deputeti socialist, Eduart Shalsi, tha se Sali Berisha ka hedhur në treg produktin më të rrezikshëm të politikës së tij të vjetër, të ashtuquajturin projekt për reformimin e shërbimit sekret shqiptar që s'është gjë tjetër veçse deformimi nga e para i një shërbimi fatmirësisht të depolitizuar vite më parë. “Sali Berisha kërkon të rimarrë kontrollin e shërbimit sekretpër të rifilluar përndjekjen e opozitës, duke rënduar kësisoj edhe më shumë problematikën e lirive e të drejtave të njeriut”, nënvizoi Shalsi. Sipas tij, Sali Berishës i duhet tani një shërbim sekret për të mos lejuar që opozitarët e këtij regjimi arrogant dhe injorant, të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes e të babëzisë së familjes në pushtet.
#