Shalsi: Godina e hipotekuar në zyrat e Berishës
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka reaguar pas ndërhyrjes së Inspektoriatit të Lartë të ndërtimit në pallatin në pronësi të kunatit të deputetit Dashamir Peza. Ndërsa theksoi se godina është ndërtuar konform ligjeve me leje të rregullt ndërtimi, Shalsi theksoi se pallati 12 katësh është hipotekuar në zyrat e kryeministrit Berisha.
“Sot jemi dëshmitarë të një tjetër akti banditesk të kryeministrit që ka marrë përsipër të luftojë mafian duke u sjellë si mafioz i vërtetë. Këtu nuk kemi të bëjmë me një procedim normal ligjor por me një shantazh dhe dhunë fizike e psikologjike. Pallati është i hipotekuar, ju ftoj te vërtetoni ligjshmërinë ” theksoi Shalsi, ndërsa nuk ju përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse pallati bllokon rrugën për banorët e lagjes pas ndërtesës.
Deputeti socialist akuzoi kryeministrin Berisha se po derdh mllefin kundër biznesit dhe sipërmarrjes së lirë.
“Jemi të vendosur për të mos e lejuar këtë njeri të sillet kështu në këtë vend, të cënojë biznesin e sipërmarrjen e lire sic dëshiron. Ai nuk po lufton mafian por po sillet si mafioz i vërtetë” u shpreh Shalsi.
Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit, nisi pasditen e sotme një aksion për prishjen e pallatit të kunatit të Dashamir Pezës që ndodhet pas Hotel Tirana.
Në lidhje me këtë pallat ka akuza se është ndërtuar pa leje dhe pengon kalimin e banorëve që jetojnë në pallatat e tjera pas tij, ndërsa ka zëra se do të ndëryhet vetëm në katet e para për të zhbllokuar rrugën. Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e autoriteteve përkatëse në lidhje me këtë ngjarje. (e.n/BalkanWeb)