E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 8 Dhjetori nuk është festë kombëtare, as ditë pushimi

TIRANË- Partia Soclialiste u shpreh sot se qeveria po organizon nxënësit e shkollave për të marrë pjesë në mënyrë të detyruar në mitingun e ditës së nesërme në ditën e 8 Dhjetorit. Deputeti Fatmir Toci tha se në Partinë Socialiste kanë ardhur dhjetëra ankesa ku nxënësit detyrohen të shkojnë në ceremonitë e organizuara me këtë rast.

"8 dhjetori nuk është festë kombëtare dhe as ditë pushimi, prandaj edhe askush nuk ka të drejtë të pezullojë një ditë pune normale në administratën shtetërore dhe aq më keq në pezullimin e mësimit nëpër shkolla" theksoi deputeti socialist Fatmir Toci në një konferencë për shtyp.

"Tirana është e veshur e gjitha në blu, me shpenzime të pallogaritshme nga buxheti i shtetit dhe jo me ngjyrat dhe simbolet kombëtare", tha Toçi, duke shtuar se "kjo ditë i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm militantëve të PD-së".
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›