E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Luli dhe Saliu vodhën projektin e shkollës

Nuk dimë kush e ka marrë, ndoshta ka rënë në duart e ndonjë Fazlliçi për një euro. Kjo është fytyra e vërtetë e Lulit dhe e Saliut, që të tjera gjëra ju thonë, të tjera gjëra bëjnë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, duke folur me banorë të minibashkisë numër 9 në kryeqytet, u shpreh se trualli në këtë zonë që ishte i projektuar për t’u ndërtuar një shkollë, iu rrëmbye banorëve nga pushteti i Saliut. “Kjo është fytyra e vërtetë e Lulit dhe e Saliut, që të tjera gjëra ju thonë, të tjera gjëra bëjnë”, theksoi ai. Reagimi i Shalësit vinte vetëm një ditë pasi kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës ishte në këtë minibashki në kuadër të takimeve të fushatës. “Ky truall që shihni është një vend ku u bë një projekt, u miratua një fond dhe banorët do të kishin një shkollë moderne 9-vjeçare dhe të mesme”, konstatoi para mediave deputeti socialist Eduard Shalsi. Por, sipas tij, Luli dhe Ruli e Saliu i tyre u rrëmbyen banorëve të ardhmen e fëmijëve të tyre. “Nuk dimë kush e ka marrë, ndoshta ka rënë në duart e ndonjë Fazlliçi për një euro. Kjo është fytyra e vërtetë e Lulit dhe e Saliut, që të tjera gjëra ju thonë, të tjera gjëra bëjnë”, nënvizoi deputeti socialist. Një gjë është e sigurt, shtoi Shalsi, dhe Luli duhet ta kuptojë mirë. “Kur ai të mësojë humbjen spektakolare, e dini se çdo të thotë? Fajin ma kishte Saliu”, ironizoi Shalsi, duke iu referuar edhe sloganit të reklamuar prej opozitës muajin e fundit. Partia kryesore e opozitës ka nisur një fushatë denoncimesh për gjendjen ku ndodhet vendi, nën moton “Saliu e ka fajin”. Batutë që nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Kryeministrit, i cili pak ditë më parë ironizoi gjithashtu me kreun e socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›