E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI zëvendëson postet qeveritare

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Edmon Haxhinasto emërohet në postin e zëvendëskryeministrit.

Në postin e ministrit të Ekonomisë, është emëruar Nasif Naço, deri më tani në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Deputeti Vangjel Tavo emërohet nënkryetar i Kuvendit, post që e mbante deri më tani deputeti tjetër Nasif Naço.

Mbledhja e kryesisë së LSI-së nisi punën në orën 15:00, vetëm pak orë pasi kreu i kësaj partie vendosi të jepte dorëheqjen nga pozicionet që mbante në qeveri. Meta u largua sot nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë pas një videoje të transmetuar tre ditë më parë në media.

“Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u solidarizua plotësisht me qëndrimin qytetar, të përgjegjshëm dhe me standarde të një lideri politik evropian që mbajti kryetari i saj, z, Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet shtetërore që mbante dhe e mbështet atë në të gjithë këtë lëvizje dhe me angazhimin e tij për të vazhduar më me këmbëngulje dhe pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar në çdo vatër në çdo qelizë dhe gjithkund ku ai shfaqet, nga çimkat deri te forumet e uzurpuara të kapura dhe të keqpërdorura të Partisë Socialiste”, theksoi pas mbledhjes së kryesisë sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Luan Rama./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-14 15:44
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›