E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Të drejtat e komunitetit LGBT janë të drejta të njeriut

Aleksander Arvizu/ Foto arkiv

Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar sot seminarin e parë rajonal të komunitetit LGBT. Seminari me moton Ndal dhunës, të drejtat e LGBT/ve janë të drejtat e njeriut është përshëndetur edhe nga sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, nëpërmjet një video-konference.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, theksoi se të drejtat e komunitetit LGBT janë të drejta të njeriut dhe si të tilla duhen repsektuar. Ai vuri theksin te klima konfliktuale që u krijua para aktivitetit të komunitetit LGBT më 17 maj dhe falenderoi Avokatin e Popullit për qëndrimet e tij.

Është e rëndësishme të vlerësohet dinjiteti njerëzor. Shpresoj të përfshiheni në bisedime. Mendoj se duhet të biem dakord se gjithçka nis me një ide thelbësore: të drejtat e LGBT janë të drejta të njeriut. Më lejoni të falënderoj Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Kur media raportoi gabimisht për paradën gei në Tiranë, kundërgoditja e publikut dhe disa zyrtarëve ishte fyese. Disa prej tyre kërkuan që të mos organizohej, tha Arvizu. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›