Shamata harron gjithcka

Prokuroria disponon dy shkresa, nje nga presidenti i asaj kohe Berisha, i cili kerkonte informacion nese Remzi Hoxha ndodhej ne ndonje prej paraburgimeve ne Shqiperi dhe nje kerkese e Prokurorise se Pergjithshme per arrestimin e nje polici, i cili akuzohej per rrembimin e Remzi Hoxhes.
Ne te dyja rastet Shamata, i cili nuk kishte reaguar asokohe zyrtarisht, eshte pergjigjur se nuk i kujtohej arsyeja per mospergjigjen.
Nderkohe qe ish-shoferi i SHIK-ut, Shpetim Pashalli, i cili drejtonte automjetin me te cilin u rrembye nga SHIK, Remzi Hoxha, tha se e kishin derguar deri ne Kamez dhe me pas e kishin hipur ne xhip.
Por ai ndryshoi deshmine qe kishte dhene ne prokurori, se Remzi Hoxha ishte derguar per ne Vain te Lezhes. Por Pashalli tha se, ne automjetin e tij vendoste per veprimet Avni Kolldashi, nje prej te pandehurve te kesaj ceshtjeje.
Prokurori ka reaguar ne deponimin e shoferit duke lexuar deshmine e tij dhene pak kohe me pare. Nje tjeter pike e seances se radhes ka qene leximi i deshmise se ish-shefit te SHIK-ut, Bashkim Gazidedes, per shkak se deshmitari nuk jeton me.
Edhe ish-shefi i SHIK kishte mohuar te kete patur dijeni per ngjarjen. Ai eshte shprehur se, kishte patur kerkesa per gjetjen e nje informacioni per vendodhjen e tij nga Pjeter Arbnori dhe Ali Spahia.
Gjithsesi ne deshmine e tij, Gazidede ishte shprehur se kerkonte denim te ashper nese vertetohej akuza e bere.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code