E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Hoxha, dëshmon Shamata

Në gjyqin për zhdukjen e Remzi Hoxhës kanë dëshmuar katër dëshmitarë. Në seancën e rradhës është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit për zhdukjen e Hoxhës edhe ish ministri i Brendshëm Halit Shamata , i cili ka deklaruar para trupit gjykues , se ai nuk dinte asnjë gje rreth kësaj ngjarje , madje nuk kishte urdhëruar arrestimin e oficerit e komisariatit Nr,3.Në gjyq është lexuar edhe dëshmia e ish shefit të shikut Bashkim Gazidede, ku thuhej se ai nuk ishte në dijeni për një rrëmbim të tillë në atë kohë , dhe nëse është bërë një gjë e tillë është në kundershtim me ligjin dhe duhen dënuar personat që e kanë bërë një veprim të tillë. Pasi janë degjuar edhe dëshmimtarët e tjerë në lidhje më këtë ngjarje , trupi gjykues ka kërkuar që të terhiqet për të shqytuar dëshmitë e deri tanishëm që kanë të bëjne me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ,i cili është zhdukur me 21 tetor të vitit 1995. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një nga automjetet e përdorura në ngjarjen e rrëmbimit ka qenë me targa TR 2449 C, makinë e cila i takonte institucionit të SHIK-ut, e tërhequr me emrin e shefit të prapavijës të SHIK-ut. Por deri tani nuk është arritur akoma një një konkluzion përfundimtar për rrëmbimin e Hoxhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›