E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali-Shqiperi, firmosen paktet energjitike

Shqiperia dhe Italia nenshkruajne 4 marreveshje te rendesishme me vlere 2.5 miliard euro dy prej te cilave prekin fushen sensitive per shqiptaret ate te energjitikes. (UPDATE)

Nje prej tyre parashikon ngritjen e nje stacion rigazifikimi ne Fier dhe e dyta ndertimi i nje parku energjitik me ere ne Vlore.

Marreveshjet moren jete ne prani te kryemnistrave te dy vendeve ne Tirane, Berisha dhe Silvio Berlusconi, i cili e viziton Shqiperine per here te dyte si kryeminister pas 6 vitesh.

Mes dy vendeve u ra dakort edhe per nenshkrimin se shpejti te tre marreveshjeve te tjera me vlere rreth 3 miliard euro. Tonet entuziaste te shefit te qeverise shqiptare ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin italian u konfirmuan ne gjuhen e vendit fqinj.

Kryeministri Berisha nenvizoi se ndihma e Italise per Shqiperine do te jete ne te gjitha fushat, qe nga parqet energjitike me ere dhe deri tek projekti i tij me i ri ai i mbjelljes se 20 milion rrenje ulliri.

Por si gjithnje kembengules ne idete e tij shefi i qeverise shqiptare shkoi me tej kur permendi edhe prodhimin e energjise berthamore ne Shqiperi.

"Shqiperia ne vizionin tim duhet te behet nje superfuqi e vogel energjitike e Ballkanit. Jemi te vendosur te vazhdojme punen me energjine nukleare dhe Italia eshte partneri i pare per bashkepunim", u shpreh Berisha.

Entuziazmit te kryeministrit shqiptar, shefi i qeverise se Romes iu pergjigj me entuziazemin e faktit se rreth 80 perqind e shqiptareve flasin gjuhen e vendit te tij, perfshi dhe kryeminstrin qe gjate gjithe takimit dhe konferences foli ne gjuhen ametare te Berlusconi-t.

Duke e konsideruar kete moment si ilustrim te mire te marredhnieve mes dy vendeve, kryemnistri italian preku nje ceshtje problematike per investitoret e vendit te tij, qe operojne ne vendet e lindjes perfshi dhe shqiperine.

"Firmat italiane qe firmosen sot ne Tirane do te gjejne mbeshtetjen e qeverise shqiptare dhe sigurine per thjeshtesimin e procedurave burokratike", tha Berlusconi.

I qeshur dhe me humor te mire karaktaristike kjo e kryeministrit berlusconi, ai e tejkaloi ceshtjen e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe Italise, duke e lene ate ne kufijte e deklarates se ministrit te tij te jJashtem Fratini, pak kohe me pare ne Tirane, se ky proces do te filloje gjate vitit 2009.

Italia gjithashtu konfirmoi mbeshtetje te plote per Shqiperine ne momentin qe ajo sic tha Berlusconi do te aplikoje per vendin kandidat per ne BE.

Vizitia e shefit te qeverise italiane vijoi me nje dreke pune ne Pallatin e Brigadave, e shtruar per nder te tij nga presidenti i vendit Bamir Topi ku te pranishem do te jene edhe perfaqesues te larte te opozites.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›