E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia-park energjitik, licensohen 7 centrale

Vetem dy vitet e fundit Enti Rregullator i Energjise ka dhene leje per ndertimin e 7 centraleve te medhenj me ere dhe nje termocentral me biomase, te cilat se bashku kane nje fuqi te instaluar prej 1500 megavate dhe ku do te investohen mbi 2 miliarde euro.

Pjesa derrmuese e projekteve perfundojne ne vitin 2011 dhe vetem parku i Karaburunit ne Vlore, qe eshte me i madhi pritet te jete gati ne vitin 2014.

Nese  projektet ecin sipas parashikimeve kalendarike, ne Shqiperi do te prodhohet shtese rreth 4 miliarde kilovatore energji elektrike ne vit, sasi kjo e barabarte me prodhimin aktual vendas nga burimet hidrike.

Shumica e ketyre centraleve te rinj do te ndertohen nga shoqeri italiane. Paraprakisht dihet se pjesa me e madhe e energjise e prodhuara nga keto impiante te reja eshte e destinuara per konsum ne tregun italian.

Per projektet perkatese nuk ka ende te dhena publike sa sa do te jete sasia e energjise qe do te mbetet per konsum ne tregun shqiptar, por ajo qe dihet me saktesi eshte se pjesa derrmuese e energjise do te kaloje ne tregun italian.

Gjithesesi ndarja e sasise se energjise do te percaktohet nga marreveshjet reskeptive qe do te behen mes qeverise shqiptare dhe kompanive te huaja qe do te investojne ne kete fushe.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›