Rama-Berishes: Karrigen e deputetit, perdore ne opozite
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kunderpergjigjet ashper ndaj fteses se bere pak dite me pare nga kryeministri Sali Berisha, qe kundershtari i tij politik te fuse emrin ne listen e deputeteve dhe te braktise postin e kryebashkiakut. "Une i them kryeplakut te politikes se vjeter se, karrigia e deputetit mund t'i duhet atij qe do te jete ne opozite, ndersa mua nuk me duhet nje mandat per te ndenjur ulur, po nje mandat per te qene ne kembe, ne krye te transformimit te madh, ne cdo qytet e fshat", reagoi lideri socialist, njeheresh kandidat i koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", per postin e kryeministrit. Reagimi i Rames eshte bere mbremjen e djeshme nga qytetit i Durresit, ku ndodhej per hapjen e fushates ne kete qytet. Duke vijuar me tej pergjigjen ndaj fteses se Berishes, kryesocialisti theksoi se i duhej mandati qe te qene ne krye, ku do ta coje qeverine pas 28 qershorit, ku do te punoje bashke me njerezit per te realizuar programin qe shkruan se bashku gjate "Dialogut me Shqiperine", ku do te ndertoje bashke me njerezit Shqiperine e re si gjithe Evropa. Per te, politika nuk eshte lufte per pushtet, as mundesi per t'i gjetur vetes nje karrige dhe as instrument per te perfituar, duke thene gjera qe nuk i ben, e duke bere gjera qe nuk thuhen. "Ne jemi partia e qytetareve qe jetojne ne qytet e ne fshat, sepse per ne nuk ka nje Shqiperi qytetaresh, e nje Shqiperi fshataresh, po nje Shqiperi te vetme qytetaresh, te barabarte te republikes sone", theksoi para qytetareve durrsake, lideri socialist. Sipas tij, kete fryme ne skuadren e tyre, e perforcon edhe prania e Ali Dobroshes qe u kthye nga emigracioni, e sot eshte nje arsye e forte qe banoret e Qerretit e te ultesires rurale te Durresit, te votojne listen e Partise Socialiste. "E shikoni vete miqte e mi, se cfare mundesie te shumefishte ju jep Partia Socialiste per ta shtate-fishuar fuqine e votes suaj, nderkohe qe te tjere jua kerkojne voten per ta nxjerre te nesermen e zgjedhjeve, ne pazarin e vjeter te numrave qe mbajne peng qeverite", vleresoi Rama. Sipas tij, me voten qe kane ne dore qytetaret do te zgjedhin mes dy rrugesh ose rrugen e vjeter te ketyre 18 vjeteve qe, do te thote edhe kater vjet te tjera me Sali Berishen, ose rrugen e tyre te re, qe do te thote ndarje me te shkuaren e me marifetcinjte, politike e se shkuares. "Vota e 28 qershorit eshte e madhe sa endrra jone, eshte e jashtezakonshme sa sfida jone, eshte e rende sa barra jone per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa. Prandaj shtate-fishojeni duke votuar per Partine Socialiste", perfundoi fjalen e tij kryetari i selise roze, Edi Rama.
HAPJA
Ceremonia e hapjes se fushates eshte mbajtur ne pallatin e sportit "Ramzan Njala", ku eshte hapur me grupin "West Side Family", ku ka jehuar himni i fushates, kenga "Cohu", e cila ka shenuar edhe mberritjen e kryesocialistit.
DAKO
Te pranishem ne hapjen e fushates ishin kandidatet per deputet te Qarkut Durres si dhe qindra simpatizante te se majtes. Takimi eshte hapur nga kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako per te vijuar me pas me Ramen.
KLOSI
Menjehere pas fjales se mbajtur nga kryebashkiaku i Durresit, fjalen e ka mbajtur Blendi Klosi, kandidati i cili kryeson listen e PS-se ne Durres, duke thene se vota per socialistet do te thote me pak korrupsion, me shume pune dhe mireqenie per vendit.