Debatohet ashpersimi i kushteve per te huajt ne Gjermani

Gazeta Sddeutsche Zeitung citon nga nje propozim i partive CDU-CSU dhe FDP-se i hartuar nga zedhenesit e CDU-CSU-se dhe FDP-se per politiken e brendshme Hans-Peter Uhl und Gisela Piltz. Ne te thuhet se imigrantet e rinj duhet te kalojne testin e gjuhes ne kursin e tyre te integrimit para se te marrin nje leje afatgjate qendrimi. Lejet e qendrimit planifikohet te kufizohen per nje vit deri ne kalimin e provimit.
Ministria e Brendshme e pershendeti nismen
Kushtezimi e se drejtes se qendrimit te nga suksesi ne kursin e integrimit mund te jape nje shtyse shtese per tu integruar shpejt ne kushtet e jeteses ne Gjermani kumtoi kjo ministri. Imigranteve te rinj u duhet edhe tani te ndjekin nje kurs integrimi megjithate mjafton nje pjesemarrje e rregullt ne mesim. Kush nuk paraqitet ne mesim mund te humbase te drejten e qendrimit. Rregulla prek vetem migrante nga shtete me detyrim per marrje vize si per shembull turqit dhe egjiptianet. Ne kuader te debatit te ashtuquajtur Sarrazin kancelarja Angela Merkel CDU pati paralajmeruar se do te sillej me ashper ndaj refuzuesve te integrimit.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Bahri Cani