E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi, ofensive diplomatike

Ministrat e Mbrojtjes te Aleancës se NATO-s pritet te diskutojnë gjate opsionet e mundshme e kryesisht ato për një ndërhyrje ushtarake ne Libi, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e vendosjes se një zone ndalim-fluturimi, pasi gjendja është intensifikuar edhe me shume. SHBA dhe aleatet evropiane kane përgatitur tashme një pakete me sanksionet e mundshme, por vendimi përfundimtar i mbetet OKB-se. Gjithashtu, pritet qe edhe ministrat e jashtëm te BE-se te vijojnë bisedimet mbi krizën ne Libi. Ndërkaq shqetësimet e ndërkombëtareve po rriten edhe me shume pas bombardimit te rebeleve nga forcat ushtarake te kolonel Gedafit. Pavarësisht situatës se tensionuar ne vend, lideri libian vijon te beje deklaratat e tij te përditshme ne televizione, duke sulmuar pa fund ndërkombëtaret për ndërhyrje. Gedafi ka sulmuar serish SHBA dhe evropianet se kane nxitur vazhdimisht dhunën ne Libi, ndarjen e vendit ne 2 pjese si dhe Al Kaeden, e cila ka droguar te rinjtë libiane. Koloneli ka lëshuar një ofensive diplomatike drejt Kajros, Brukselit, Lisbonës dhe Maltës, madje ka arritur deri aty sa i ka kërcënuar ata se nëse vazhdojnë te ndërhyjnë do ta pësojnë keq.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›