E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitojnë Shkodrën 56 konkurrentet e Miss Globe International

21/10/2009  Spektakli do ë zhvillohet në Durrës më 1 nëntor

Vizitojnë Shkodrën 56 konkurrentet e Miss Globe International

SHKODER- Qyteti i Shkodrës është zbukuruar dje nga 56 vajzat konkurrente të Miss Globe International, që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit më datën 1 nëntor. Vajzat, përfaqësuese të vendeve të ndryshme të botës, të shoqëruara nga producenti i spektaklit Petri Bozo kanë vizituar fillimisht në këmbë pedonalen e re të qytetit, për të vijuar më pas vizitën në Bashkinë e Shkodrës. Të 56 vajzat janë pritur nga vetë kryetari i Bashkisë Lorenc Luka, i cili u uroi mirëseardhjen në qytetin historik të Shkodrës. “Qyteti ynë sot është mikpritësi i ambasadoreve të bukurive të të gjithë vendeve prej nga vijnë. Bukuria juaj ngjan me atë të bukurive natyrore të këtij qyteti dhe jam i lumtur që ky qytet vizitohet për herë të dytë nga vajza konkurruese të këtij kompeticioni mjaft të suksesshëm”, theksoi kryebashkiaku Luka në fjalën e tij drejtuar vajzave konkurruese për Miss Globe International. Ky konkurs botëror bukurie ka hyrë në edicionin e tij të 36-të, ndërkohë që në Shqipëri organizohet për herë të 6 –ë. Këtë herë ky kompeticion organizohet nën kujdesin e veçantë të kryetares së Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. Bukuroshet e përzgjedhura nga e gjithë bota do të zhvillojnë një tur në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar më pas dhe me një tur tjetër në Kosovë. Pas këtyre dy tureve vajzat do të konkurrojnë me njëra-tjetrën në qytetin bregdetar të Durrësit. Vlen të theksohet se në këtë konkurrim bukurie marrin pjesë dy vajza shqiptare, njëra Miss Shqipëria 2009 dhe tjera Miss Kosova 2009. Ndërkohë kurora do të vijojë të mbahet deri më 1 nëntor nga bukuroshja shqiptare Almeida Abazi, e cila u përzgjodh fituese e Miss Globe International të edicionit të kaluar. V. Abdyli

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›