E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyn Kina kreditim per borxhin spanjoll

Kina shprehet e gatshme për të blerë borxhin spanjoll dhe të investojë në ristrukturimin e bankave të Madridit. Nga Pekini, lajmi është konfirmuar nga kryeministri spanjoll, Hoze Luis Rodrigez Zapatero gjatë një konferencë për shtyp.

Drejt Pekinit komunist, gjatë muajve të fundit kanë udhëtuar një mori liderësh evropianë, e vizita e Zapateros kishte për qëllim gjithashtu të siguronte investime kineze në Spanjë. Vizita përfundoi me angazhimin e Kinës për kreditim të borxhit spanjoll, si dhe investime në kapitalizmin dhe ristrukturimin e enteve financiare spanjolle, bëri të ditur Zapatero, duke i cilësuar si angazhime mjaft të rëndësishme për të garantuar rimëkëmbjen ekonomike spanjolle.

Vetëm një javë më pare, zyrtarët spanjollë bënë të ditur se Kina kishte blerë afro 6 miliardë euro të borxhit publik të Madridit. Megjithatë, me një borxh publik që përllogaritet në afro 541 miliardë, Zapatero paralajmëroi se sërish vendi përballet me kohë të vështira.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›