E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i fundit, mbeten dhe 4100 kuota në universitete

Një ditë pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve në shkollat e larta, Agjencia Kombëtare e Provimeve shpall kuotat e lira. Në të gjithë vendin, numërohen rreth 4100 të tilla. Të detajuara sipas degëve, ato do të publikohen pas datës 8 tetor, kur do të përfundojë hartimi i formularit A3. Ky është shansi i fundit për të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të fitojnë një shkollë të lartë. Sipas Ministrisë së Arsimit, përveç fazës së dytë, nuk do të ketë më fazë tjetër, ndërkohë që lista e fituesve nuk do të ketë më spostime. “Për të gjithë studentët, të cilët nuk janë në listën përfundimtare të fituesve do të ketë një fazë të dytë me Formularin A 3, i cili do të bëhet publik dhe procedurat paraprake, si dhe kuotat e lira, të cilat do të shpallen në këtë formular dhe mënyrën e procedimit që do të jetë po në sistemin online të regjistrimit të tyre”, tha Edlira Late, drej oreshë e Arsimit të Lartë në MASH.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›