E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i fundit për marrëveshje, Thaçi e Daçic takohen sot në Bruksel

dialoguBruksel- Mosarritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, detyroi baroneshën Catherine Ashton të kërkojë një tjetër takim mes dy kryeministrave, të cilët sipas mediave do të bisedojnë sot për veriun e vendit.

Burime të gazetës Tribun kanë thënë se bisedimet do të përqëndrohen tek tre çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, pavarësisht se u fol se ky do të jetë një takim solemn.

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiç, duhet të bien dakord se cilat do të jenë kufizimet e ushtrisë së ardhshme të Kosovës në veri, se si do të funksionojë policia atje dhe cili do të jetë lloji i gjykatës së lartë për veriun.

Të tri çështjet kanë dalë të jenë më problematiket pasi që definojnë në esencë edhe autonominë që do të kenë komunat veriore të Kosovës që banohen me shumicë serbe.

Sipas gazetës Bot Sot përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kërkon nga palët që kësaj radhe të arrijnë një kompromis të përbashkët. Kam ftuar dy kryeministrat (Thaçin dhe Daçiqin) për një takim në Bruksel të mërkurën, më 17 prill. Kam kërkuar nga dy kryeministrat që të vijnë në një frymë konstruktive, të gatshëm për të shqyrtuar mundësitë e ndryshme dhe për t’u pajtuar mbi një kompromis të dyanshëm, citohet të ketë thënë Baronesha Ashton.

Beogradi synon që me anë të një gjykate të lartë, policie të veçantë dhe me kufizimin e hyrjes së Ushtrisë së Kosovës në atë pjesë, ta shkëpusë de facto çdo lidhje të veriut me Prishtinën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›