E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati mbrëmë në Tiranëbiznesmeni qëllohet me 4plumba

Të tjera rreth shkrimit  VIDEO/Hetime për hasmëri Eksploziv makinës së bosit të betonit TIRANE - Pesë të shtëna arme janë dëgjuar mbrëmë në orën 20.05 minuta, pranë Gardës së Republikës, në verandën e lokalit “Galaktika”. Ngjarja e cila ka traumatizuar lagjen, ka lënë thuajse të vdekur 35-vjeçarin Lulzim Kola, nga Berati por me banim në kryeqytet. Ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Rustem Rustemi, efektiv i Gardës së Republikës, i cili kalonte rastësisht pranë vendngjarjes.
 
Dhjetra forca policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën, ndërkohë kanë gjetur mes gjakut, shtrirë në trotuarin ku ndodheshin tavolinat e lokalit, Kokën. Menjëherë ai dhe i dëmtuari tjetër janë nisur drejt Spitalit Ushtarak, ku beratsi 35-vjeçar deri në mesnatën e mbrëmshme ndodhej në gjëndje të rëndë, madje sipas mjekëve, kishte kaluar në vdekje klinike.

AUTORI E VIKTIMA TE ULUR NE TAVOLINE
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se autori dhe viktima kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë, i riu, i cili deri vonë nuk ishte identifikuar, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar drejt 35-vjeçarit Lulzim Koka. Ky i fundit ka rënë në trotuar, ndërsa autori, i cili sipas dëshmitarëve që i kanë treguar policisë, ka qenë një djalë rreth 25 vjeç, me tuta e bluzë sportive, që është larguar me vrap në rrugicat që të çojnë tek Liqeni Artificial.

PISTAT E HETIMIT
Burime policore, të cilat nuk e dinin motivin e vrasjes, ose të paktën e kanë mbajtur sekret, kanë pohuar, se prej disa vitesh, ai është zhvendosur në Tiranë, së bashku me familjen, ku nuk kishte problem, të paktën që policia ishte në dijeni të tyre. Madje, pas ardhjes në kryeqytet, ai nuk ishte marrë me asgjë përveçse ishte punësuar si Drejtor Administrativ i “Shkodra Beton”. Ndërsa në qytetin e Beratit, kishte ende në pronësi një servis makinash, në zonën e Ish-Ushqimores, të cilin e ka ngritur prej 10 vjetësh.

Në lidhje me pistat e hetimit, burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, po shikohen disa variante, qoftë ndonjë sherr i mundshëm i çasit, ndonjë konflikt i kohëve të fundit, të cilin ai mund të mos e ketë denoncuar, por ajo ku efektivët janë përqendruar më shumë, janë hasmëritë e mundshme në Berat. Megjithatë, uniformat blu nuk kanë bërë të ditur dje, se çfarë problemesh apo konfliktesh të hapura, mund të ketë pasur Lulëzim Koka. Në vendngjarje me grupin hetimor ka qenë dhe vetë Tonin Vocaj.

NE 2000 I VRANE TE VELLANE
Plagosja e rëndë e mbrëmshme e Lulzim Kokës, është tragjedia e dytë që i ndodh kësaj familjeje nga qyteti i Beratit. 35-vjeçarit të qëlluar mbrëmë, i është vrarë dhe një vëlla në vitin 2000. Ka qenë një sherr i momentin, për një fjalë mes dy personave, shkaku që i ka marrë jetën Petrit Kokës (Tit Koka), plot 13 vjet më parë. Në atë kohë, policia arrestoi si autor të ngjarjes Benjamin Kurtin, nga lagjia “Kala”, i cili më pas u dënua nga gjykata me 23 vjet heqje lirie, për këtë ekzekutim. Megjithëse policia deklaroi se, po hetohet pistat e hasmërisë në Berat, nga askush nuk konfirmohet, se Kokajt kanë marrë hak për vëllain e vrarë dhe hasmëria mund të jetë vazhduar. Madje, njerëz që i njohin dy palët në Berat, flasin se që në atë kohë, asgjë nuk ka nrodhur me këtë ngjarje.

Lajmi u përditësua

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›