Shansi i humbur gjerman (ose misteri "Shtraus")
Asnjëherë nuk është shtruar pyetja se si lindi dhe u shua interesi gjerman për Shqipërinë dhe si erdhi e iku ky "shans" brenda një kohe kaq të shkurtër. Përkundrazi, është thënë se gjithçka e ka shpjegimin vetëm te Kushtetuta e Shqipërisë, e cila nuk lejonte marrjen e kredive. Por si qëndron e vërteta?
Problemi i marrëdhënieve shqiptaro-gjermane juridikisht rrjedh drejtpërdrejt nga Konferenca e Paqes në Paris (1946), e cila vendosi që dëmshpërblimet e luftës të ishin tri kategorish:
Reparacione (rindërtime)
Restitucione (rikthime)
Dëmshpërblime humanitare (pensione e kompensime për invalidët, viktimat, të internuarit)
Shqiptarët i paguan haraç të rëndë luftës. Tradicionalisht në këto raste është përmendur numri i dëshmorëve dhe shkalla e shkatërrimit ekonomik. Përfundimi që arriti Konferenca e Paqes për rolin e Shqipërisë në luftë ishte nënçmues.
Që në fillim të kësaj dekade e këndej është përfolur kaq shumë se si do të kishte qenë Shqipëria po të mos ishte refuzuar miqësia gjermane, se si ish-komunistët në pushtet "vunë parimet ideologjike mbi interesat kombëtare". Ky mister zbardhet me vështirësi edhe nga ata vetë, një varg i tërë personalitetesh të politikës e të diplomacisë, që kanë qenë protagonistë të ngjarjeve e së dyti, sepse deri diku dokumentacioni i kohës ka qenë i sekretuar.
Shtypi gjerman prej vitesh të tëra u dallua për mbështetjen që i jepte çështjes shqiptare, sidomos pas vitit 1981, në dallim nga shtypi i gjithë vendeve të tjera të Evropës.
Në vizitën e tij të parë, në vitin 1984, Franc Jozef Shtraus nuk arriti të marrë nga udhëheqja shqiptare as edhe një premtim për marrëdhënie formale zyrtare. Ai u zhgënjye nga udhëtimi i tij i parë në vendin "e çuditshëm", siç e cilësoi ai Shqipërinë. Nga dokumenti i KQ për bisedimet me Gjermaninë del se Enver Hoxha është dakord me kreditë në vend të reparacioneve të luftës. Ramiz Alia, në mbështetje të urdhrit të tij nëpërmjet Sofo Lazrit, ka drejtuar grupin shqiptar të punës për përafrimin e qëndrimeve me ato të palës gjermane.
Shtraus, pas dy vizitave njohëse, parashtroi me të vërtetë një projekt ambicioz, shuma tërësore e të cilit ka lëvizur disa herë, nga 2.5 miliardë marka deri në 800 milionë marka.
Qeveria shqiptare harton një listë objektesh për financim nga Bavaria. Kjo listë, e cila ka qenë e njohur për një shumicë punonjësish të emërtesës së lartë e të mesme të asaj kohe, përmban 180 vepra, duke filluar me superstradën që përmendëm dhe duke përfunduar me rindërtimin e Metalurgjikut, me pajisjen e tij me uzinat e petëzimit të llamarinës në të nxehtë e në të ftohtë, me ndërtimin e dy uzinave të tubave me tegel e pa tegel, me përfundimin e uzinës së nikel-kobaltit dhe ngritjen e asaj të kobaltit e të tjera.
Por, ndërkohë, koha rridhte dhe balancat kishin ndërruar. Bota e Lindjes pak nga pak po shthurej. Po vinte "Wind of change".
Ndryshimi i kohëve e nxori Shqipërinë në rend dytësor në botën e interesave gjermane. Deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ka pasur asnjë kusht ideologjik nga Boni, siç përflitet rëndom për liri fetare, apo dhe liri shprehjeje.
Mund të thuhet se, prej fundit të viteve ‘80 e këndej, vendosja e marrëdhënieve me Shqipërinë për Bonin ishte një çështje pa rëndësinë strategjike që kishte në fillim. Marrëdhëniet diplomatike mes Bonit dhe Tiranës u vendosën në tetor të vitit 1987, afër një vit e gjysmë pas ardhjes së dytë të Shtrausit në Shqipëri. Kjo vinte 18 vjet pas propozimit të parë gjerman. Shqipëria vendoste lidhje 15 vjet pas vendit të fundit në Evropë. Humbja e shansit gjerman, nga pikëpamja e zhvillimit, ishte humbja e një lokomotive të fuqishme, që ndoshta nuk do të kishte mundur ta shpejtonte procesin e liberalizimit, por pa diskutim do të kishte limituar kohën e tranzicionit ekonomik. Shqipëria do të ishte vendosur përfundimisht në hartën e interesave të një miku të fuqishëm, që ndryshe nga Greqia apo Italia, në mbështetjen e tij për Tiranën, nuk do të nxitej nga kushte rrethanash dhe kufijsh.