Shansi tjeter i Greqise te henen e ardhshme

Pas një maratone të gjatë diskutimesh për ndihmën mbi Greqinë, nuk pati asnjë rezultat konkret nga ministrat e financave të eurozonës. Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të Eurogrupit deklaroi se ekziston një tjetër mundësi për lirimin e këstit emergjent të ndihmës për Athinën në fillim të javës së ardhshme. Por Merkel hodhi poshtë idenë se veprimet e mëdha dhe të guximshme për krizën në Europë nuk mund të zgjidhen brenda një nate.
“Europa është një situatë të rëndë, ndaj ne duhet të shikojmë se cfarë po ndodh në Europë me durim dhe të pranojmë se ajo nuk mund të zgjidhet për dy vjet. Besoj se mundësitë ekzistojnë për të gjetur një zgjidhje të hënën. Ajo që është zvarritur gjatë këtyre viteve, një dekade, nuk mund të zgjidhet brenda një nate kështu që duhet të vijojmë të lëvizim hap pas hapi”- deklaroi kancelarja gjermane.
Çdo vështirësi teknike në gjetjen e zgjidhjes teknike, nuk justifikojnë asnjë zvarritje dhe vonesë në çështjen greke”, nënvizoi Samaras në një deklaratë mbi rezultatet e takimit të Eurogrupit, dhe thekson se “Greqia e bëri atë që duhej dhe për të cilën ishte angazhuar. Partnerët tanë, bashkë me FMN, gjithashtu janë të detyruar të bëjnë atë që kanë marrë përsipër. Nga përfundimi i suksesshëm i kësaj përpjekjeje në ditët e ardhshme, nuk varet vetëm e ardhmja e vendit tonë, por edhe stabiliteti i gjithë eurozonës” theksoi Samaras.