E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI arreston dy persona: Kishin planifikuar vrasjen e Obamës

SHBA - FBI-ja ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se kishin planifikuar vrasjen e presidentit amerikan Barack Obama.

Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, të dyshuarit kishin ndërtuar një sistem që përhap rrezatim vdekjeprurës dhe që mund të shpërthehej në distancë. Sipas FBI-së të arrestuarit donin të vrisnin presidentit Obama, në shenjë hakmarrjeje, pasi e konsideronin përgjegjës për sulmet në maratonën e Bostonit.

Të arrestuarit janë 49-vjeçari Glendon Scott Crawford dhe Eric Feight, 54 vjeç të dy shtetas amerikanë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›