Matura, percaktohen datat e provimeve
Ankthi i maturanteve per provimet me detyrim dhe me zgjedhje pritet ta kete fillimin me 9 qershor, dite kur do te zhvillohet provimi i pare i Matures. Te gjithe ata nxenes, qe duan ta quajne te perfunduar shkollen e mesme, do te mund ta quajne te mbyllur si etape vetem pasi te kene dhene provimet me detyrim. Dhe me pas, nese ata duan te behen pjese e universiteteve shqiptare, kane te drejte te japin edhe provimet me zgjedhje.
Gjithcka do te zhvillohet me shpejt se vitin e kaluar. Kjo, ne menyre qe ata, qe duan te vazhdojne studimet jashte shtetit, te mos pesojne vonesa. Nga ana tjeter, ne kete menyre pritet qe te shmangen edhe vonesat ne procesin e pranimeve te studenteve ne universitete. Keshtu, udhezimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, percaktoi dje se, per vitet e fundit te shkollave te mesme te pergjithshme, qe do t’i nenshtrohen provimeve te Matures Shteterore, viti shkollor 2007-2008 perfundon me 30 maj. Provimi i pare i detyruar per shkollat e mesme te pergjithshme, me kohe te plote ose te shkurtuar, lenda e Gjuhes Shqipe dhe Letersise do te testohet me 9 qershor te ketij viti. Provimi i dyte me detyrim i Matematikes do te jepet me 17 qershor, ndersa lendet me zgjedhje me 10 korrik te ketij viti.
Ndersa shkollat e mesme pedagogjike per minoritetin do te kene 3 provime me detyrim, duke i shtuar Gjuhes Shqipe dhe Letersise, si dhe Matematikes edhe gjuhen dhe letersine greke, provim i cili do te jepet me 2 qershor te ketij viti. Ndersa sivjet pritet qe te shtohet edhe lenda e frengjishtes ne provimet me zgjedhje, duke shtuar keshtu numrin e lendeve, dhe duke krijuar variacion ne zgjedhjet e maturanteve. Keshtu, ne listen e lendeve me zgjedhje jane: Fizika, kimia, biologjia, gjuha angleze, gjuha frenge, historia, gjeografia, njohuria per shoqerine dhe njohuria per ekonomine dhe filozofi. Sipas udhezimit, data e provimeve do te jene te njejta per te gjitha llojet e shkollave, perjashtuar pedagogjiken per minoritetin grek. Behet fjale per shkollat e mesme pedagogjike, shkollat e mesme te gjuheve te huaja, seksionet dygjuheshe (Profili shoqeror dhe natyror), shkollat e mesme social-kulturore artistike dhe sportive dhe shkollat e mesme teknike ekonomike dhe tekniko-profesionale 5-vjecare dhe 3+2-vjecare.
Thjeshtohet Formulari A1, hiqen rrathet e tepert
Te gjitha problemet e hasura gjate procesit te Matures Shteterore 2007, pritet te reflektojne te permiresuara per kete vit. Keshtu, specialistet e AVA-s, Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve, kane pare te arsyeshme te heqin rrathet e tepert, bashkengjitur me gjeneralitetet e maturanteve. “Gjate vitit te kaluar, rrathet i ngaterruan shume maturantet, te cilet bene edhe gabime, te reflektuara ne lexuesin optik”, thane burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Nisur nga kjo, formulari A1 i sivjetme nuk do t’i kete me keta rrathe prane gjeneraliteteve. Nje ndryshim tjeter qe reflektohet ne formularin A1, ku percaktohen edhe lendet qe ka deshire te zgjedhe maturanti, eshte shtimi i nje sere degeve te reja ne dukje, por qe kane ardhur si pasoje e disa ndarjeve. Gjithashtu, ne formularin e shumepritur eshte shtuar dega e frengjishtes ne listen e lendeve qe kane mundesi te zgjedhin te gjithe kandidatet per ne shkollat e larta. Kjo eshte vendosur pas konsultimit te specialisteve me njeri-tjetrin dhe pas kerkesave te shumta te bera nga maturantet. “Variacionet jane te medha, duhet qe vetem zgjedhja te behet me kujdes, sa me prane aftesive te cdo maturanti”, keshillojne specialistet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve.
Lendet cift ndahen ne lende te vecanta
Nga 196 dege, qe ishin gjate vitit te kaluar, te listuara ne formularin A2 te lendeve me zgjedhje, pritet qe sivjet te jene rreth 200. Nje gje e tille vjen si rezultat i ndarjes se lendeve cift. Behet fjale per lenden e “Njohurise per Shoqerine”, i cili eshte ndare nga blloku i lendeve “Njohuri per Ekonomine” dhe “Filozofi”. Ndersa keto dy te fundit, jane bashkuar ne nje bllok te vetem. Gjithashtu, lendet “Histori” dhe “Gjeografi” do te jepen si dy lende me zgjedhje te vecanta. Duket se Ministria e Arsimit dhe Shkences po tenton qe studentet e ardhshem t’i studiojne te gjitha lendet ne menyre specifike dhe jo te bashkuara. Kjo gje nisi qe vitin e kaluar kur biokimia, u ndane ne Kimi dhe Biologji, duke u dhene si lende te vetme. Shtimi i numrit te lendeve ne listen e provimeve me zgjedhje, si dhe te degeve te Universiteteve te Shqiperise, lidhet edhe me shtimin e lendes se frengjishtes. Kesisoj, sipas specialisteve, shanset jane ende me te medha, dhe i tille pritet qe te jete edhe numri qe do te propozohet nga Ministria e Arsimit per pranimeve e studenteve per vitin akademik 2008-2009. Aq me teper qe Keshilli i Ministrave ka vendosur edhe shtimin e stafit te pedagogeve.
Maturantet, dy jave konsultimi per dijet e marra
Udhezimi i Ministrise se Arsimit ka parashikuar harkun kohor 2-7 qershor, kohe kur te gjitha shkollat duhet te zhvillojne konsultime me te gjithe nxenesit per dy provimet e detyruara. Ndersa per sa i perket provimeve me zgjedhje, udhezimi parashikon qe konsultimet e grupuara sipas lendeve me nxenesit duhet te zhvillohen pas perfundimit te provimeve te detyruara. Me ane te ketyre konsultimeve, maturantet, kandidate per studente ne universitetet tona, do te krijojne nje ide te qarte se ku duhet te konkurrojne. Per sa i perket nismes per “Keshillimin e Karrieres”, MASH, me anen e ketij udhezimi, ka ngarkuar nendrejtoret e shkollave (ne mungese te tyre, drejtoret) per te dhene te gjithe informacionin e duhur cdo maturanti per provimet e Matures. Me konkretisht, drejtuesit e shkollave dhe zevendesit e tyre do te informojne maturantet mbi sistemin Merite-Preference, mbi menyren se si duhet t’i plotesojne formularet etj.
Lendet me zgjedhje:
Fizike
Kimi
Biologji
Anglisht
Frengjisht
Histori
Gjeografi
Njohuri per shoqerine
Njohuri per ekonomine dhe Filozofi.
Lendet dhe datat e provimeve te Matures Shteterore per sesionin e pare:
Ne shkollat e mesme te pergjithshme, me kohe te plote ose te shkurtuar:
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne shkollat e mesme pedagogjike:
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne shkollat e mesme pedagogjike per minoritetin:
Gjuhe dhe letersia greke 02 qershor 2008
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne shkollat e mesme te gjuheve te huaja:
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne seksionet dygjuheshe (Profili shoqeror dhe natyror) :
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne shkollat e mesme social-kulturore artistike dhe sportive:
Gjuhe Shqipe dhe Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008
Ne shkollat e mesme teknike ekonomike dhe tek- prof. 5-vjecare dhe 3+2-vjecare:
Letersi 09 qershor 2008
Matematike 17 qershor 2008
Lendet me zgjedhje 10 korrik 2008