Shaqiri i priste vërshëllimat

Dhe, qasja e tij ishte e duhur, pasi që ai e kaloi ekipin e Ottmar Hitzfeldit në epërsi në minutën e 23-të, pas një gabimi të mbrojtjes shqiptare. “E dinim se do të ishte një ndeshje emocionuese. I prisnim edhe vërshëllimat, por jemi koncentruar në lojë”, tha 20 vjeçari për mediat zvicerane pas lojës.
Mirëpo, edhe pse shënoi, futbollisti i Bayern Munichut u mbajt si burrat. “E kam thënë se nuk do të festoj, nëse do të shënoja. Dhe, këtë e bëra, sepse kam respekt për Shqipërinë dhe për shqiptarët. E keni parë që nuk jam gëzuar, por e kam vendosur dorën në zemër”, shtoi ish futbollisti i Baselit.
Shaqiri nënvizoi se sulmi i Zvicrës nuk funksionoi në mënyrën më të mirë, por është i lumtur që ekipi i tij e kapi fitoren e dytë, duke e vazhduar sigurt rrugën drejt kualifikimit në botërorin ‘Brazili 2014’.